Bufoni merr një krahasim sipëror:  Maradona i portierëve!

Xhanluixhi Bufoni është një vlerë e madhe sportive dhe futbollistike që ka lënë një gjurmë  dhe do të mbahet mend përgjithnjë, nëse karriera e tij në fushë mbaron ose jo gjatë këtij sezoni.

Shumëkush shpreson se “udhëtimi” i Xhixhit do të vazhdojë dhe një nga ata që e do shumë këtë gjë, është ish-pjesëtari i Juventusit, Milanit, Uest Hemit dhe Torinos Antonio Noçerino.

“Për mua, Bufoni është si Maradona i portierëve. Gjatë 20-25 viteve të fundit, ai është portieri nr.1 në botë. Ai është më i miri. Nuk jam aspak i kënaqur që ai mund të dalë së shpejti në pension. Nuk e njoh mirë situatën e tij te Juventusi, por shpresoj se ai do të luajë edhe një sezont tjetër”, vuri në dukje Noçerino që, aktualisht, luan me Orlando Sitin.

Sfidanti.al