Brazil, tragjedi në familjen Alisson; babai I portierit vdes I mbytur

Alisson Becker po përjeton një periudhë të errët. Në mbrëmjen e së mërkurës, portieri i Liverpoolit mori lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të babait të tij, José Agostinho Becker.

Mësohet se 57 vjecari, që është babai edhe i mbrojtësit të djathtë të Fluminenses, Muriel, u mbyt në një digë të fermës së tij në Rincao do Inferno, në territorin e shtetit brazilianm Rio Grande Do Sul.

Kërkimet filluan pas pak orësh mungese të tij dhe në mbrëmje u gjet trupi i tij i pajetë.

Sfidanti.al