Brazil, tjetër tragjedi; bie avioni i Palmas, humbasin jetën 4 lojtarë dhe presidenti

Futbolli brazilian përjeton një tjetër tragjedi ajrore pas asaj të 28 nëntorit të vitit 2016 me protagoniste skuadrën e Chapecoenses. Mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 08:15, në aeroportin privat të Luzimangues, Porto Nacional, një avion me të cilin po udhëtonte skuadra e Palmas pjesë e Divizionit të Katërt të futbollit brazilian pësoi dëme gjatë ngritjes dhe u rrëzua në një pyll në fundin e pistës.

Si pasojë e këtij aksidenti, 4 futbollistë dhe presidenti i klubit si dhe piloti i avionit humbën jetën. Avioni do të udhëtonte drejt Goiânia për ndeshjen e Palmas me Vila Nova për Copa Verde që ishte programuar të luhej të hënën. Në bordin e avionit ishin futbollistët Lucas Praxedes (23 vjec), Guilherme Noé (28), Ranule (27) dhe Marcus Molinari (23) si dhe presidenti Lucas Meira (32 vjec) e piloti i identifikuar si Komandant Wagner.

‘Me trishtim të tjhellë mësuam lajmin për aksidentin ajror me lojtarë dhe presidentin e Palmas në bord-theksohej në një postim të klubit të Chapecoenses që reagoi menjëherë pas kësaj ngjarjeje të rëndë-për fat të keq ne e dime se si është ky moment dhimbjeje i pakalueshëm për humbjet e pariparuesjhme dhe nuk duam që askush tjetër t’i ndjejë. Shprehim ndjenjën tonë të forcës dhe solidaritetin tonë të plotë për familjarët, miqtë, shokët e skuadrës dhe tifozët. Nuk do të jeni vetëm’.

Sfidanti.al