Brazil dhe akordi I pabesueshëm I Ronaldinjos me Bolsonaron

Ronaldinjo ka varur këpucët në gozhdë, për një post drejtuesi, por jo në një klub futbolli apo organizatë sportive. Ish futbollisti I Paris Sën Zhermenit, Barcelonës e Milanit do të jetë ambasadori I turizmit. Deri këtu e gjithë kjo ka një logjikë, cudia qëndron se Ronaldinjo e mori këtë detyrë në një moment kur atij I është ndaluar largimi nga Brazili pas një vendimi të marrë nga Gjykata e Lartë që I tërhoqi pasaportën për shkak të detyrimeve që ai ka kundrejt organeve fiskale

Ish futbollisti, që mbështeti publikisht Zhair Bolsonaron gjatë fushatës elektorale të këtij të fundit, do të jetë pjesë e programit ‘Rei do Role’. Fushata konsiston në atë që shumë turistë nga e gjithë bota të dërgojnë videot për Brazilin. Me këtë promovim, Instituti Brazilian I Turizmit pretendon të publikojë projekte në mënyrë që Brazili të njihet më shumë nga vendet e tjera.

Fituesit e kësaj fushate do të kenë mundësinë që të udhëtojnë për 30 ditë në Brazil dhe Ronaldinjo si ambasador që është do t’I presë.

sfidanti.al