Botërori I klubeve; Gomis ‘I dhuron’ Flamengon skuadrës Al Hilal, mundi Esperans

Al Hilal fitoi të drejtën për të luajtur ndeshjen gjysmëfinale të Botërorit të Klubeve pasi mundi në cerekfinale skuadrën e Esperans Tunizi  në një ndeshje të luftuar në Doha të Katarin. Skuadra e Al Hilalit nuk iu desh shërbimi I Sebastian Xhovinkos  për të fituar këtë ndeshje me italianin që e ndoqi atë nga pankina.

Vendimtar në këtë sukses të Al Hilal rezultoi francezi Bafetimbio Gomis që e shënoi golin e fitores në minutën e 73 të sfidës. Futbollisti stopoi topin me elegancë pas një pasimi të Karrijos më pas I rezervon një sombrero Jakubit për të goditur me forcë në portën e Esperancë, një gjuajtje që ishte e pamundur të pritej nga portiere Sherifa. Notat më negative për Al Hilalin ishin minutat e fundit kur Kano u ndëshkua me karton të kuq duke e lënë skuadrën e tij me 10 lojtarë, por rezultati nuk ndryshoi dhe Al Hilal kaloi në gjysmëfinale ku do të përballet me ekipin kampion të Amerikës Latine, Flamengon e Gabigol.

Sfidanti.al