“Bosi” i Barcelonës isha unë, Mesit, Suarezit dhe Iniestës i jepja ..minirrogë!

Futbollisti kolumbian, Jeri Mina, erdhi në “Kamp Nou” në janar të këtij viti, pasi për të u paguan afro 12 milionë euro. Megjithëse ai nuk ka luajatur shumë me bluzën e Barcelonës, me performancat e tij të mira me ekipin përfaqësues të Kolumbisë në Botëror ai tërhoqi vëmendjen e disa klubeve, midis tyre edhe të Mançester Junajtidit.
Dhe, ndërsa e ardhmja e tij ende nuk dihet, ky futbollist zbulon disa ndodhi interesante në dhomën e zhveshjes së klubit katalonjas.
“Kur unë mbërrita te Barcelona, në përpjekje që të krijoja një armosferë gazmore dhe të relaksuar, fillova të vija baste me Mesin, Suarezin dhe Iniestën se kush i ekzekutonte më mirë goditjet e lira. Si me shaka, vija baste me ta, gati përditë, nga 50 euro, por ata ishin ‘bisha’ të vërteta, shkurt, magjistarë, ata mund të goditnin saktë atje, ku donin. Nuk kisha se ç’të bëja, kështu që ata e fitonin bastin dhe unë e jepja nga 50 euro”, tregon Mina, duke qeshur.
Sfidanti.al