Borussia Dortmund; jo vetëm Meunier, konfirmohet trajneri Favre

Lucien Favre do të jetë trajner I Borussia Dortmundit edhe sezonin e ardhshëm. Klubi verdhezi ka konfirmuar  qëndrimin e trajnerit nëpërmjet Drejtorit Sportiv Michael Zorc, përpara ndeshjes së fundit të kampionatit, Hoffenheim. Favre ka edhe një vit në kontratën e tij, por së fundmi ishin shtuar zërat për një largim të tij nga Borussia Dortmund kur për të dytin vit radhazi, kjo skuadër u rendit në vendin e dytë pas Bayernit të Mynihut

Nën drejtimin e trajnerit zviceran, Borussia Dortmund u rendit i dyti me 9 pikë më pak se Bayerni në sezonin në 2018/2019, ndërsa në sezonin 2019/2020 kjo diferencë u rrit me 10 pikë ndaj Bayernit që tashmë e ka siguruar titullin kampion të Gjermanisë për të 8 vit radhazi

Sfidanti.al