Boka udhëton drejt Madridit; tifozët i bëjnë një përcjellje të zjarrtë e spektakolare

Boka Xhuniors udhëtoi drejt Madridit për sfidën e dytë finale të Kupës Libertadores me River Plejtin duke marrë me vete edhe entuziazmin e tifozëve të saj me këta të fundit që krijuan një spektakël të vërtetë në rrugët e Buenos Airesit. Duke nisur nga lezama Park që është shumë pranë La Bombonerës, tifozët shoqëruan autobusin e Bokës që i ishte drejtuar aeroportit për të ardhur në Spanjë. fishekzjarrët, flakadanët e sidomos flamujt e shumtë tëe bokës krijuan një atmosferë fantastike në kryeqytetin argjentinas. por jo vetëm kaq, tifozët shpalosën edhe një flamur shumë të madh me ngjyrat bverdheblu si për

Boka Xhuniors dhe River Plejtit do të luajnë këtë ndeshje të dytë të Kupës Libertadores në Madrid për shkak të incidenteve që ndodhën në 24 nëntor. Sfida e parë mes tyre ed luajtur në ‘La Bombonera’ ka përfunduar me barazimin 2-2 dhe tani këto dy ekipe do të luajnë aktin e dytë të tyre. Boka do të kërkojë të fitojë Kupën Libertadores për të 7 herë në historinë e saj dhe nëse e arrin do të barazojë rekordin e vendosur nga Indipendiente.

sfidanti.al