Biznesi i futbollit, edhe prokuratorët në botën e milionave!

Dikur roli i prokuratorit apo i agjentit të lojtarit nuk ishte edhe aq i njohur. Sot ajo periudhë quhet parahistori. Futbolli këto ditë nuk mund të imagjinohet nga këtë rol ndërmjetës që përkthehet në dinakëri, shantazh, dhe miliona të fituara. Futbollisti belg Bosman nuk do ta kishte imagjinuar se ajo që nisi ai në 1993 do të kthehej në një revolucion, ku i fituar nuk do të ishte revolucionari më i madh, por të tjerët.
Prokuratorët i kanë rritur të ardhurat me mbi 30 për qind në 3-4 vitet e fundit, duke kaluar për herë të parë tavanin e 1 miliardë eurove. Kjo del nga llogaritjet e Sistemit të Kontrollit të Transferimeve (TMS) që monitoron biznesin e futbollit, në një botë me shumë skuta të errëta dhe të panjohura. Nga janari 2013 deri në 20 nëntor 2016, llogaria e fitimeve të prokuratorëve arrin saktësisht në 1 miliardë e 100 milionë. Nga këto, 98 për qind e parave është bërë në Europë (1 miliardë e 77 milionë), vetëm 2 për qind llogariten kontinentet e tjera, por me rritjen e Kinës, ndoshta kjo do të ndryshojë.