Bielsa dhe Fair Play i tij: Nuk i dhuruam golin Aston Vilës, por ia kthyem

Marselo Bielsa orët e fundit ka bërë të gjithë botën sportive për vete me gjestin e tij të Fair Play kur urdhëroi lojtarët e tij të skuadrës së Lids që të lejonin Aston Vilën të shënonin, pasi pa këtë të fundit të pësonte gol në momentin kur një prej futbollistëve të saj ishte në tokë.

Trajneri argjentinas i njohur ndryshe edhe si ‘El Loco’ u shpreh rreth asaj që ndodhi në këtë ndeshje mes Lidsit dhe Aston Vilës për të cilat është në lojë ngjitja në Premier League.

‘Nuk i dhuruam gol Aston Vilës, por ia kthyem-tha Marselo Bielsa-ngjarja është ajo që u pa dhe intrepretimin tonë e shprehëm nëpërmjet vendimit që morëm. Futbolli anglez është i njohur për këtë aspekt, kështu që nuk jam njeriu që duhet të flasë për një formë veprimi në një vend ku ai është një vlerë e vërtetë’.

sfidanti.al