Beshiktashi, tifozët mbyllin gojën… kundër racizmit

Tifozët e Beshiktashit kanë vendosur të tregohen sërish të veçantë, madje të thyejnë një tjetër rekord, siç e kanë cilëuar ata. Në ndeshjen e rradhës që Beshiktash do të zhvillojë në Stamboll ndaj Benfikës, për Grupin B të Champions League, do të aplikohet për hetë të parë “tifozllëku i heshtur”.

Kështu ata kanë lajmëruar se do ta mbështesin ekipin nëpërmjet xhestikulacioneve, pa nxjerrë asnjë tingull, gjë që do të zgjasë një minutë, fillimisht për të anonçuar sloganin “Ne jemi kundër racizmit” dhe më pas për të shfaqur simbolin e tyre “Shqiponjat e Zeza”. Gjithçka do të bëhet për sensibilizimin në rang global kundër racizmit dhe për të respektuar mënyrën se si e përjetojnë një ndeshje futbolli, njerëzit me aftësi të kufizuara dëgjimi.