Bernardo Silva cfarë vlerësimi për Guardiolën: Është special dhe ndryshe nga të tjerët

Sulmuesi I Manchester City, Bernardo Silva nuk I kurseu lëvdatat për trajnerin e tij Pep Guardiola gjatë një interviste të dhënë për ‘Eleven Sports’. Futbollisti portugez që është në sezonin e tij të tretë te Citizens ishte shumë I qartë kur u pyet për trajnerin katalanas

‘Kam mësuar shumë nga të gjithë trajnerët me të cilët kam punuar, por Pep është special dhe ndryshe nga të tjerët në formën sesi e sjell lojën-tha Bernardo Silva-po kështu edhe për mënyrën sesi e sheh stërvitjen deri në detajet më të vogla. Për mua është një kënaqësi të mësoj prej tij cdo ditë’

Liga e Kampioneve është një prej objektivave kryesore të Manchester City që në 1/8 e finaleve do të përballet me Realin e Madridit, një kompeticion që Citizens nuk e kanë fituar asnjëherë. Bernardo Silva pranon vështirësitë për arritjen e këtij objektivi dhe është I ndërgjegjshëm për faktin se klubi në 3 sezonet e fundit nuk kanë mundur të arrijë në gjysmëfinale.

‘Presidenti, pronarët e klubit, drejtuesit, të gjithë ne duam të fitojmë Ligën e Kampioneve-vijoi Bernardo Silva-Pep e ka fituar dhe dëshiron ta bëjë këtë edhe me Manchester City. Por janë shumë klube që e aspirojnë këtë trofe dhe nuk do të jetë aspak e lehtë sepse është një kompeticion shumë I vështirë për t’u fituar. Sigurisht kemi përgjegjësinë për të bërë më mirë se në sezonet e kaluara’.

Sfidanti.al