Berluskoni “model”: Në Serinë A ka ekipe që kanë nga 11 lojtarë të huaj

Ish-pronari i famshëm i Milanit Silvio Berluskoni është kthyer tanimë në futboll, duke blerë klubin e Serisë C, Monza, në krye të të cilit ai ka vendosur ish-“dorën e djathtë” të tij, Andriano Galiani. Ditët e fundit, ai bëri një deklaratë tjetër të tipit “kundrapedal”, duke thënë në Rete 4:
“Dikush thotë se kompanitë e mia kanë para në banka të huaja dhe se ato para u siguruan nga shitja e Milanit. Unë po ju them se kompanitë e mia asnjëherë nuk kanë pasur mjete financiare jashtë Italisë. Vetëm budallenjtë thonë të kundërtën.
Unë dua që lojtarët e mi të kërkojnë falje për çdo faull që do të bëjnë ndaj kundërshtarit, të flasin në mënyrë të emancipuar me gjyqtarët dhe të japin autografe.
Në Serinë A ka ekipe që kanë deri në 11 lojtarë të huaj në fushë, madje disa me emra që as nuk ua shqipton dot dhe nuk i shërbejnë si shembull askujt”!
Sfidanti.al