Benitez dhe Napoli: Rikthimi im? Nuk kam koment

‘Një rikthim te Napoli? Kam një raport të shkëlqyer me napoletanët dhe e ndjek akoma skuadrën, por mos më vini në gojë fjalë që nuk dua të them. Nuk shprehem’-kjo është ajo që tha Rafael Benitez, ish trajneri i Napolit në një intervistë për Radio Onda Cero.

Trajneri spanjoll me këtë rast foli edhe për ish futbollistët e tij. ‘Zapata? Ish trajneri i tij më foli shumë mirë, te Napoli ishin edhe Higuain e Mertens dhe ai për këtë arsye nuk pati shumë hapësira-vijoi Rafael Benitez-Koulibaly dhe Ghoulam ishin të rinj si ai, të rritur përkrah futbollistëve ekspertë si Albiol’

Sfidanti.al