Benatia i thotë lamtumirë Juventusit, kalon te Al Duhail në Katar

Medi Benatia e mbyll aventurën e tij te Juventusi. Mbrojtësi maroken u largua nga skuadra kampione e Italisë ku qëndroi për 2 sezone e gjysmë për të nisur një aventurë të re në kampionatin e Katarit te skuadra e Al Duhail. Vetë Juventusi konfirmoi transferimin e futbollistit që u bë për 8 milionë Euro, shifër të cilën Al Duhail do ta paguajë në 2 këste brenda muajit tetor 2019.

Medi Benatia është aktivizuar në 40 ndeshje të Serisë A me fanelën e Juventusit duke shënuar 3 gola, i fundit ishte ai i muajit dhjetor 2017 ndaj Romës. Në Champions League ai ka luajtur 14 ndeshje, 4 sfida i ka luajtur në Kupën e Italisë dhe 1 në Superkupën Italiane.

Benatia ka shënuar 2 gola në Kupën e Italisë, pikërisht në finalen e vitit 2018 të këtij kompeticioni ndaj Milanit, finale që Juventus e fitoi me rezultatin 4-0. Nga ana e tij, Juventusi nëpërmjet rrjeteve sociale e falenderoi Benatianë për kontributin e dhënë në triumfet e tij dhe i uroi më të mirën futbollistit për vijimin e karrierës së tij.

sfidanti.al