Bejl provokon me flamurin e vendit të tij: Uellsi, Golfi, Real Madrid

Garet Bejl do të jetë në qendër të vëmendjes së medias në ditët e ardhshme dhe kjo për dy arsye; së pari për kualifikimin e Uellsit në Euro 2020 pas fitores ndaj Hungarisë dhe së dyti, për atë cfarë bëri në përfundimt të sfidës. Ashtu sikurse edhe shokët e tij të skuadrës, Bejl në kulmin e entuziazmit pozoi me flamurin e vendit të tij ku lexohej edhe fraza: (Uells, Golf, Madrid-sipas kësaj radhe), fraza që tha Mijatovic në muajin tetori kur dha opininin e tij në lidhje me Garet Bejl gjatë një interviste për ‘El Larguero’.

‘Bejl fillimisht mendon për kombëtaren e Uellsit, më pas për golfin dhe në find për Realin e Madridit. Nuk kam folur me të, por kjo është ajo që ai trasmeton. Asnjëherë nuk e di nëse mund të besosh te ai,nëse është I motivuar apo jo, nëse është I dëmtuar apo jo. Por do ta shihni si do të përmirësohet kur të vijnë ndeshjet e kombëtareve-ishte deklarata e Mijatovic

Bejl pas përfundimit të sfidës dhe duke festuar këtë arritje historike pasi Uellsi kualifikohet për herë të dytë radhazi në finalen e një evropiani pas atij të Euro 2016, gjë që nuk e kishte bërë më parë, shpalosi flamurin me  frazën e tij imazhi I të cilit bëri xhiron e botës, një gjest ky që nuk do t’u pëlqejë aspak tifozëve të Realit të Madridit

Sfidanti.al