Bëhet zyrtare, Ibrahimovic te Milani: ‘IZ coming’

Ditën e enjte u fol për arritjen e akordit, ndërsa pasditen e së premtes erdhi edhe zyrtarizimi, Zlatan Ibrahimovic   është futbollisti I ri I Milanit. Vetë klubi kuqezi nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social Tëitter komunikoi arritjen e akordit me sulmuesin suedez për të cilin ky është një rikthim në Milanello duke I uruar mirëseardhjen 38 vjecarit me nje video ku shfaqet Madonnina e ndricuar  në një stuhi kuqezi ndërsa titulli është: IZ coming

Përgjigjja e tifozëve të Milanit ishte e menjëhershme, pasi në vetëm 3 minuta u regjistruan 4000 pëlqime për postimin e klubit kuqezi. Zlatan Ibrahimovic do të mbërrijë në Milano në 2 janar për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur kontratën që është 6 mujore deri në fund të sezonin me opsion rinovimin e saj edhe për një sezon tjetër me një pagë prej 3.5 milionë Euro dhe bonuse.

‘Po kthehem te një klub për të cilin kam respektin më të madh dhe në një qytet që e dua-tha Ibrahimovic-do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar kurdin e këtij sezoni dhe do të bëj gjithcka që të arrijmë objektivat’

Sfidanti.al