Bëhet fakt I kryer, Eriksen, së shpejti futbollist I Interit

Tani është fakt I kryer, Interi më në fund arriti marrëveshjen për blerjen e kartonit të Christian Eriksen dhe tani pritet vetëm lajmërimi zyrtar. Mesfushori danez, javën e ardhshme pritet që të mbërrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore e për të nënshkruar kontratën. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që ai mund të paraprijë udhëtimin drejt kryeqendrës lombarde në mbrëmjen e së shtunës për të qenë I pranishëm në ndeshjen e së dielës mes Interit dhe Cagliarit në San Siro

Ditën e enjte drejtues të Interit dhe Tottenhamit  një takim mes tyre ku zgjidhën edhe detajet më të vogla të tratativave për të arritur në këtë akord me zikaltrit që do të derdhin në arkat e Hotspurs 20 milionë Euro(18 milionë Euro, plus bonuset), një shifër kjo aspak problematike për t’u paguar nga Interi.

Ndërkaq, Tottenhami po përgatitet për sfidën e radhës me Southampton në Kupën e Anglisë, por Eriksen me shumë gjasa nuk do të luajë në këtë ndeshje edhe pse trajneri I Hotspurs, Mourinho në cdo moment është I paparashiueshëm. Ajo që ka rëndësi është se javën tjetër, Eriksen, edhe për kënaqësinë e tifozëve, do të veshë fanelën zikaltër.

Sfidanti.al