Bayern refuzon Cristiano Ronaldon: Është shumë plak për ne

Bota e futbollit cdo ditë e më shumë po pushtohet nga zërat e merkatos së transferimeve me protagonisytë yjet e këtij sporti. I fundit që po përmendet në këtë aspekt është Cristiano Ronaldo. Mediat gjermane flasin për mundësinë e transferimit të yllit portugez te Bayerni I Mynihut në verën e ardhshme për të rritur akoma më shumë cilësinë e skuadrës bavareze dhe për t’I kthyer statusin e gjigandit të futbollit continental.

Por mesa duket gjithcka që është publikuar mbetet në kuadrin e zërave spekulativë, pasi presidenti I Bayernit, Herbert Hainer e përjashtoi në mënyrë kategorike mundësinë e blerjes së kartonit të Cristiano Ronaldos

‘Sigurisht që në media qarkullojnë shumë emra dhe kjo është mëse e kuptueshme-tha Hainer për ‘TZ’-por Ronaldo është shumë I vjetër në moshë për skuadrën tonë’.

Sfidanti.al