Bayern-Chelsea pa tifozë, La Liga mbyll dyert për 2 javë

Një tjetër ndeshje e Ligës së Kampioneve do të luhet me dyer të mbyllura  për shkak të coronavirusit. Pas Barcelona-Napoli, sfida tjetër që do të luhet pa tifozë është ajo mes Bayernit të Mynihut dhe Chelseat e programuar për t’u zhvilluar të mërkurën e 18 marsit në Allianz Arena. Lajmi u bë I ditur nga mediat britanike pasi autoritetet bavareze vendosën mbajtjen e evenimenteve me mbi 1000 persona të grumbulluar

Janë të shumta ndeshjet në Gjermani që do të luhen pa public, por në mungesë të masave të marra nga qeveria, cdo Land vepron me  urdhrat që kanë vlerë vetëm për territoret respektive.

Ndërkaq edhe në Spanjë,La Liga vendosi që ndeshjet e Primera dhe Segunda Division në dy javët e ardhshme të luhen pa publik. Vendimi I marrë nga qeveria u publikua fillimisht në media, ndërkohë që klubet janë informuar tashmë. Në Spanjë, ashtu sikurse edhe në Itali u bënë përpjekje deri në castin e fundit për të evituar rrëmujën në futboll duke parë dhe interesat e mëdha ekonomike në të gjithë vendin. Por shqetësimi ishte aq I madh sa u preferua zhvillimi I ndeshjeve pa tifozë me shpresën që të mos ndodh ajo që ndodhi në futbollin italian, pezullimi I kampionatit.

Sfidanti.al