Bashkëshortja e Naingolan denoncon: Fyrje dhe kërcënime të neveritshme ndaj familjes sime

Krishtlindja e këtij viti e Raxha Naingolan nuk ishte aspak e qetë, përkundrazi. rreth futbollistit ndodhën një sërë ngjarjesh duke nisur nga gjoba dhe lënia jashtë skuadre në sfidën me Napolin e deri te me4sazhi audio i zbuluar ku ai kishte thënë se dëshironte kthimin te Roma. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë bashkëshorten e futbollistit Klaudia Lai e cila duket se është sulmuar nga disa pseudotifozë intervistë në rrjetet sociale. Klaudia ka reafguar duke bërë në Instagram një denoncim për fyerjet dhe kërcënimet që kishte marrë ajio dhe familja e saj

‘Më lejoni t’ju them dicka, duke marrë shkas nga fyerjet e kërcënimet që vijnë në profilin tim-shkruan Klaudia-Jam Klaudia dhe ajo që shkruani e lexoj vetëm unë dhe askush tjetër. përsa u përket kërcënimeve ndaj meje e vajzave të mia, ato janë vërtet të neveritshme. Gjithsesi ju uroj të gjithëve, Gëzuar Krishlindjen!

Është ky një tjetër kapitull që në vend të sistemohet, pasurohet akoma më shumë me problematikë dhe që rrezikon të shkatërrojë akoma më shumë një raport shumë të komplikuar mes Naingolan, Interit dhe tifozëve të klubit zikaltër.

sfidanti.al