Barcelona, Setien i trembet Napolit: Nuk do të jetë e lehtë; shpresoj të luhet në Camp Nou

Fitorja e Kupës së Italisë nga ana e Napolit nuk mbeti pa u vënë re në Katalonja, ku Barcelona pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në 1/8 e finaleve në Ligën e Kampioneve, skuadra blaugrana do të presë Napolin në fillim të muajit gusht. Trajneri Setien pranoi se skuadra e tij do të ketë të vështirë këtë përballje me skuadrën e Gattusos

‘Nuk do të jetë  e lehtë-tha Setien-në sfidën me Juventusin, Napoli bëri një lojë të mirë’.

Ende nuk dihet  nëse sfida mes Barcelonës dhe Napolit do të luhet në Camp Nou me dyer të mbyllura apo jo, por formula e zgjedhur nga UEFA për të mbyllur sezonin me fazën ‘Final Eight’ në Lisbonë nuk e bind shumë Setien.

‘Ndeshjet unike janë gjëja më e keqe për Barcelonën dhe skuadrat e tjera-shtoi trajneri I skuadrës blaugrana-me dy ndeshje mund të korrigjosh disa gabime. Të gjithë do të donim sfida të dyfishta, por rrethanat janë ato që janë. Shpresoj që kundër Napolit të luajmë këtu në Barcelonë. Do te ishte dicka ndryshe nëse do të luanim në një fushë neutrale me dyer të mbyllura’

Setien foli edhe për të ardhmen e Arthur për të cilin Juventus ka shfaqur një interes shumë të madh por edhe Interi e disa klube të tjerë në Evropë.

‘Mua më intereson që Arthur të jetë I përfshirë plotësisht në projektin tonë dhe në atë që po bëjmë-vijoi Setien-ai duhet të mendojë vetëm për ndeshjet që kanë mbetur për  t’u luajtur, përsa I përket pjesës tjetër nuk është problemi im’.

Sfidanti.al