Barcelona, Pique i thotë lamtumirë? E ardhmja ndoshta në Premier League

Gerard Pique ishte ndër të parët futbollistë të Barcelonës që shprehu gatishmërinë për t’u larguar  nëpërmjet një intervistë vetëm pak minuta pas ndeshjes cerekfinale të Ligës së Kampioneve ku Bayerni e shkatërroi skuadrën katalanase 8-2. Vetë klubi po e studion largimin e tij dhe tani mbi qendërmbrojtësin,kampion bote në 2010 kanë hedhur sytë 2 klube të Premier League, kampionat ku Pique  është aktivizuar kur ishte pjesë e Manchester United.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘Sport’, Fulham që këtë sezon rikthehet të luajë në Premier League i ka bërë një ofertë për Pique, ndërsa e përditshmja angleze ‘Liverpool Echo’ shkruan se edhe  skuadra e The Reds ka shfaqur interesin për spanjollin që do të plotësonte vendin bosh të lënë nga Lovren që po shkon drejt Zenitit.

Edhe kjo e përditshme shkruan se Fulham  e kërkon Pique, por shton se reputacioni  dhe imazhi i skuadrës së Jurgen Klopp mund të bindin spanjollin që të zgjedhë Liverpoolin që duket se është i interesuar edhe për një tjetër lojtar të Barcelonës, Ivan Rakitic; është i mundur një shkëmbim me Ëijnaldum, mesfushor që është kerkuar nga trajneri i ri i Barcelonës, Koeman.

Sfidanti.al