Barcelona nuk dorëzohet; çështja Lautaro mund të mbyllet edhe në gusht apo shtator

‘Jam optimist se mund të kemi Lautaron në skuadër edhe vitin e ardhshëm-këto ishin fjalët e Beppe Marottës për sulmuesin Lautaro Martinez pas ndeshjen me Sampdorian ku argjentinasi iu përgjigj kritikave sipas të cilave  në ndeshjen me Napolin ishte i shpërqendruar.

Megjithatë ka një problem në këtë deklaratë optimizmi të Marottës që nuk është aq i vogël; Barcelona nuk ka ndëmend të heqë dorë për 23 vjecarin I cili edhe pse ka ndërmend të japë maksimumin me fanelën e Interit deri në fund të sezonit, ëndërron të luajë me Lionel Messin

Barcelona, e cila e ka arritur tashmë marrëveshjen me futbollistin nuk e ka aspak me ngut. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El mundo Deportivo’, ardhja e Lautaro Martinez është konsideruar si prioritet nga ana e klubit katalanas edhe pse jo I menjëhershëm. Në fakt në javët e para të korrikut do të skadojë klauzola e famshme prej 111 milionë Eurosh, një klauzolë të cilën Barcelona nuk ka shfaqur dëshirën për ta paguar në asnjë moment të plotë.

Oferta e kampionëve të Spanjës tashmë nuk ndryshon; 70 milionë Euro dhe Junior Firpo, një ofertë të cilën Interi nuk ka ndërmend ta marrë në konsideratë. Por te katalanasit ka durim pasi ata janë të ndihmuar edhe nga vullneti i vetë futbollistit dhe për faktin se merkatoja e transferimeve do të qëndrojë hapur deri në fund të këtij sezoni që do të thotë se Barcelona ka kohë për të mbyllur këtë cështje.

Sfidanti.al