Barcelona, nisin tratativat për rinovimin e Messit

Për disa javë, tifozët e Interit të shtyrë nga fjalët e Massimo Morattit ëndërruan ardhjen në Milano me fanelën zikaltër të Lionel Messit, por argjentinasi do të jetë ende me ngjyrat blaugrana. Sipas radios spanjolle Cope, javën e ardhshme do të nisin bisedimet e para mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të futbollistit për rinovimin e kontratës.

Babai i futbollistit, Jorge Messi dhe presidenti i Barcelonës, Bartomeu do të takohen javën tjetër për të folur për firmën e 32 vjecarit në kontratën e re, ndërkohë që ajo aktuale skadon në vitin 2021. Radioja spanjolle zbuloi se edhe klauzola se i lejon argjentinasit të ndërpresë në mënyrë të njëanshme lidhjen me klubin nuk ka skaduar ende dhe është e vlefshme deri në 10 qershor.

Gjithsesi, Messi nuk ka ndërmend ta përdorë këtë klauzolë sepse ashtu sick e ka thënë në intervistat më të fundit është I lumtur te klubi dhe qyteti ku ka fituar 6 herë Topin e Artë. Shumë shpejt Messi do të festojë 33 vjetorin e tij të lindjes dhe ky rinovim kontrate mund të jetë I fundit në karrierën e tij.

Sfidanti.al