Barcelona, Messi thërret Nejmarin: Kthehu, vetëm së bashku mund të fitojmë Championsin

Kthimi I mundshëm I Nejmarit te Barcelona ndezi të gjithë merkaton e transferimeve të  muajve të verës dhe tani kjo temë kthehet me prepotencë pas disa të dhënave të bujshme të zbuluara nga France Football. Sipas revistës prestigjioze franceze, Messi I ka dërguar disa mesazhe sulmuesit Brazilian për ta bindur atë që të kthehet në Katalonjë.

‘Vetëm së bashku mund të fitojmë Ligën e Kampioneve-mësohet se I ka shkruar Messi në mesazhin e tij për Nejmar duke I dhënë  edhe një tregues përsa I përket të ardhmes së tij-dua që të kthehesh. Pas 2 viteve unë largohem dhe do të jesh vetëm, do të marrësh vendin tim’.

Janë këto detaje të bujshme, por që janë në një linjë me deklaratat e bëra nga Pike pak muaj më parë teksa pranoi se u bënë të gjitha përpjekjet për të bindur drejtuesit e klubit blaugrana për të rimarrë brazilianin, përpjekje që rezultuan të pasuksesshme. Pas lëvizjes së mbrojtësit erdhi ajo e yllit argjentinas që mesa duket konfirmoi edhe largimin e tij nga Barcelona në 2021. Ndërkaq të tjera të përditshme franceze bëjnë të ditur se Mbappe dhe Verrati ushtruan shumë presion mbi Nejmarin për ta bindur atë që të qëndrojë te Paris Sën Zhermeni.

Sfidanti.al