Barcelona, Messi s’e harron ‘vesin’ dopietë ndaj Gironës në miqësore

Gjashtëdhjetë minuta për të rifituar Barcelonën. Lionel Messi është protagonist absolut i skuadrës katalanase në miqësoren e dytë të zhvilluar prej e saj ndaj Granadës të fituar me rezultatitn 3-1. Kampioni argjentinas përfshihet tek të gjithë golat e skuadrës së tij; në minutën e 21 gjen të zbuluar Trincaon që nuk e ka problem të shërbejë Coutinhon që ishte i gjithi vetëm përballë portës bosh; në minutën e 45, ‘Pleshti’ shënoi golin e 2-0 me një gjuajte fantastike me të djathtën nga jashtë zone me topin që goditi shtyllën e më pas përfundoi në rrjetë duke e lënë të palëvizur portierin kundërshtar. Ndërsa në fillimin e pjesës së dytë me një gjuajtje me të majtën shënoi golin e tretë. Pas vetëm 60 minutave lojë, Koeman largoi 9 futbollistë dhe Messi shtrëngoi duart me trajnerin e tij.

Ndërkaq e enjtja e 17 shtatorit ishte dita e 20 vjetorit të Messit me fanelën ‘Blaugrana’. Gjatë këtyre 2 dekadave argjentinasi ka shkruar faqe të tëra të historisë së Barcelonës teksa sukseset janë të panumërt; 34 tituj me Barcelonën nga të cilat 10 tituj në La Liga e 4 Liga Kampionesh. Nuk numërohen as trofetë indivitualë sic janë 6 Topat e Artë apo 6 Këpucat e Arta, apo rekordet pa fund që ai ka vendosur ku përmendim 634 golat që e bëjnë Messin shënuesin më të mirë në historinë e Barcelonës dhe 444 finalizimet që e bëjnë shënuesin më të mirë në La Liga.

Sfidanti.al