Barcelona, Messi jep intervistën: Në Champions, të mësojmë nga gabimet e së kaluarës

‘Pres një Real Madrid shumë të fortë, sic ka qenë kohët e fundit. Cdo sfidë mes barcelonës dhe Realit të madridit ndryshojnë nga njëra-tjetra, janë ndeshje të vecanta dhe nuk ka rëndësi sesi prezantohesh në event. Jemi të dy ekipe të fortë-kështu u shpreh Lionel Messi për ‘El Clasico’ e kampionatit spanjoll që do të luhet të mërkurën e ardhshme në një intervistë të tij ku ai foli edhe për Ligën e kampioneve.

Kapiteni I Barcelonës pranoi se skuadra e tij dëshiron të fshijë përfundimisht nga mendja eliminimet nga Roma dhe Liverpuli.

‘Në Champions duam që të fshijmë gjithcka dhe të fillojmë një aventurë të re duke mësuar nga gabimet e bëra në të kaluarën-pohoi fituesi I 6 Topave të Artë

Dhe duke qëndruar te fitimi I Topit të Artë, Messi theksoi se të gjithë trofetë janë të ndryshëm. ‘Secili prej këtyre trofeve ka dicka të vecantë-tregon Messi-dhe kjo është për momentin ku gjendennë nivel personal e futbollistik’.

Argjentinasi pranoi gjithashtu se kampionati spanjoll në këtë sezon është më I ekuilibruar në krahasim me sezonet e mëparshme. ‘Është vënë re, e dimë që ka më shumë uniformitet. Është e vështirë që të luash në transfertë sepse je në fusha të vështira dhe luan kundër ekipeve që luajnë një futboll që është shumë pranë atij që aplikon ti’.

Sfidanti.al