Barcelona, Manaj në ekipin e parë, Setien: Mund të na ndihmojë

Në prag të sfidës me Getafen në La Liga, Quique Setien ka grumbulluar në ekipin e parë sulmuesin e përfaqësueses shqiptare Rei Manaj që është pjesë e Barcelona B. Vetë trajneri Setien në konferencën për shtyp para sfidës e komentoi grumbullimin e 22 vjecarit duke shprehur bindjen se ai do të ndihmojë skuadrën e Barcelonës

‘Është një futbollist që mund të na ndihmojë-tha Setien-lojtarëve të tjerë u ka ndodhur dicka dhe ne e kemi një zëvendësues. Kemi bindjen se ai mund të na ndihmojë. Është me ne prej pak kohësh dhe duhet të përshtatet, por predispozicioni I tij është shumë I mirë dhe ne e marrim me vete sepse besojmë së do të jetë e nevojshme do të mund të kontribuojë

Barcelona e mori Rei Manajn në merkaton e janarit nga Albacete, për ta bashkuar me Barcelona B. Por dëmtimet e Luis Suarez dhe Dembelesë I hapën dyert e ekipit të parë sulmuesit të përfaqësueses shqiptare për t’I dhënë mundësinë të luajë përkrah Lionel Messit e Antoine Griezmann.

sfidanti.al