Barcelona, Luis Suarez dëshiron rinovimin me katalanasit

Luis Suarez dëshiron që të kthehet të luajë dhe të rinovojë me Barcelonën. Sulmuesi uruguajan që u operua në 12 janar për shkak të një dëmtimi në menisk që e vuante prej kohësh tha në një intervistë për RAC1 që është mësuar të luajë duke ndjerë dhimbje dhe për këtë arsye sforconte këmbët në zona të tjera të gjurit.

‘e di që kritikohem për operacionet dhe problemet e mia, por unë jam i fortë përballë këtyre komenteve dhe do të tentoj të kthehem në fushat e lojës përpara datës së përcaktuar-tha Luis Suarez.

Në fillimi Barcelona bëri të ditur se Suarez do të qëndronte jashtë fushave të lojës për rreth 4 muaj. Përpara se t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale, mendohej se Suarez do të mungonte 4-6 javë dhe pritej që ai të ishte në skuadër për fazën më të rëndësishme të sezonit me synimin që ai të ishte në sfidën e 25 shkurtit kundër Napolit. Por pas ndërhyrjes, planet ndryshuan dhe uruguajani u detyrua të mos luajë për 4 muaj

Por në intervistën e tij Luis Suarez foli edhe për të ardhmen e tij dhe tregohet i gatshëm për të rinovuar kontratën e tij me Barcelonën që skadon vitin e ardhshëm

‘Familja ime është shumë e lumtur në Barcelonë dhe unë e ndjej veten se jam i dobishëm për ekipin-tha Luis Suarez-vendimin për rinovim duhet ta marrë klubin, por unë personalisht dua që të qëndroj, por nuk varet nga unë. Megjithatë, vitin tjetër nëse luaj 60% të ndeshjes do të rinovoj automatikisht kontratën’.

sfidanti.al