Barcelona ‘liron’ Rakitic: Vendos ai për të ardhmen

Koha kalon, por situata e Ivan Rakitic te Barcelona nuk po përmirësohet. Mesfushori kroat po gjen gjithnjë e më pak hapësira në radhët e skuadrës blaugrana dhe kjo e ka shtyrë atë të flasë hapur dhe të pranojë që ndihet I trishtuar kështu që për të hapen dyert e merkatos dimërore duke qenë se një sërë skuadrash janë vënë në radhë për të me Juventus që qëndron në krye.

Drejtori Teknik I Barcelonës, Erik Abidal u tregua I qartë kur foli për të ardhmen e Rakitic  në një intervistë për ‘El Mundo Deportivo’.

‘Me Ivan Rakitic do të jem transparent, do  t’I shpjegoj pozicionin e klubit dhe të trajnerit dhe dua të dëgjoj prej tij se cfarë mendon-tha Abidal-do të jetë ai që do të vendosë’.

Mesfushori kroat këtë sezon ka luajtur vetëm 255 minutat dhe kjo do ta shtyjë të të kërkojë largimin me Juventusin që është në pole position me bardhezinjtë që mund të propozojnë edhe një shkëmbim me Emre Xhan, dicka për të cilën u fol edhe gjatë muajve të verës.

Por për Rakitic flitet edhe për alternativa të tjera si destinacion të mundshëm dhe bëhet fjalë për Mancester Junajtid apo Atletiko Madrid, por zgjedhja e kroatit duket se është Zonja e Vjetër

Sfidanti.al