Barcelona, Koeman bezdiset: PSG do Messin? Unë do të doja Mbappe dhe Neymar

Vlerësimet e Paris Saint Germainit në drejtim të Lionel Messit, kontrata e të cilit me Barcelonën skadon në qershor të këtij viti nuk i pëlqyen aspak trajnerit të klubit katalanas, Ronald Koeman me holandezin që e shprehu këtë në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Cornella në Kupën e Mbretit.

‘Fjalët e Leonardos? Nëse më pyesin nëse më interesojnë Neymar e Mbappe, do të përgjigjem se ‘Po’-tha Ronald Koeman-nuk e di se cfarë do të ndodhë në të ardhmen, nuk mund të bëj komente’.

Në një intervistë të fundit të dhënë për ‘France Football’, Drejtori Sportiv i parizienëve pranoi se klubi po e monitorojnë situatën rreth Messit që mund të largohet nga Barcelona me parametra zero në muajt e verës.

Sfidanti.al