Barcelona kërkon të rihapë Camp Noun përpara fundit të sezonit

La Liga në Spanjë po planifikon rihapjen e stadiumeve për sezonin e ardhshëm, por Barcelona kërkon që ta afrojë kohët. Sipas të përditshmes ‘El Mundo Deportivo’, klubi katalanas kërkon që të kthejë të paktën pjesërisht të abonuarit në impiantin mitik Camp Nou që përpara mbylljes së këtij sezoni. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Barcelona po mendon krijimin e një portal ku tifozët mund të deklarojnë se janë gati që të ndjekin nga impianti vetëm apo edhe me familjet, një nga 5 ndeshjet e mbetura. Në rast se do të ketë një numër shumë të mash kërkesash atëherë do të hidhet një lotari.

Impianti me rreth 100 mijë vende në Camp Nou do të lejonte një administrim të mirë të hapësirave mes tifozëve dhe pengesa e vërtetë për momentin është I llojit burokratik; nuk është akoma miratimi I qeverisë.

Liga Spanjolle me një projekt afatgjatë, po punon për rihapjen e pjesshme të stadiumeve me 30% të tifozëve në shtator për ta cuar në 50% në nëntor dhe në kapacitet të plotë në janar 2021.

Sfidanti.al