Barcelona ka zgjedhur Depay; komplikohet pista Lautaro

Memphis Depay është gjithnjë e më pranë kalimit te Barcelona. Sipas të përditshmes holandeze ‘De Telegraaf’ klubi katalanas dhe Olympiqe Lyonnais kanë arritur akordin për transferimin e sulmuesit 26 vjecar në Camp Nou për 25 milionë Euro, shifër së cilës i shtohen edhe 5 milionë Euro të tjerë në formën e bonuseve. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, Depay pritet të mbërrijë në Barcelonë këtë fundjavë për t’u prezantuar si futbollisti i ri i skuadrës blaugrana, një lëvizje kjo që si pasojë komplikon akoma më shumë pistën Lautaro Martinez

Përsa i përket argjentinasit në orët e fundit janë publiakuar lajme kontradiktoire. Nga njëra anë është folur për një ndërhyrje të Realit të Madridit për blerjen e Martinez, nga ana tjetër ishte përgënjeshtrimi i Interit dhe agjentit të futbollistit të cilët lanë të kuptonin se i vetmi klub me të cilin janë në tratativa për Lautaron është Barcelona. Por kjo e fundit përpara se të kënaqë pretendimet e Interit dhe Lautaros i duhet të ulë nivelin e pagave në skuadër që mund ta arrijë me largimet e Suarez dhe Vidal

Ndërkaq  në mes të gjithë këtij ‘lëmshi’ të Barcelonës, vetë Martinez duket se është nervozuar nga situata  që është bllokuar pikërisht nga financat e klubit katalanas që për momentin nuk e lejojnë atë të bëjë sulmin vendimtar për sulmuesit. Me agjentin dhe Interin është folur për të ardhmen dhe nuk përjashtohet mundësia që në fund të kësaj historie argjentinasi të rinovojë kontratën që do të shoqërohet me përmirësime të kushteve të saj.

Sfidanti.al