Barcelona-Inter, Coutinho, celësi për Lautaro Martinez?

Ditë e re, formulë, propozim apo hipotezë e re. Ashtu sic është thënë e stërthënëm kapitulli I merkatos së transferimeve Lautaro Martinez-Barcelona do të jetë I gjatë dhe ajo që ka më shumë rëndësi  është se duhet plotësuar. Interesi I Barcelonës për Lautaro Martinez është I madh pasi katalanasit kanë shumë nevojë për një qendërsulmes, por Interi këmbëngul në aplikimin e klauzolës prej 111 milionë Euro të zgjidhjes së kontratës së argjentinesit. Të gjithë futbollistët e propozuar për t’u përfshirë në tratativa nga Barcelona nuk janë marrë shumë parasysh nga Interi që ka pasur të tjera ide për tratativat për futbollistet e skuadrës katalanase për të cilët ka pasur interes me në krye Arturo Vidal.

Megjithatë një mundësi për të ulur pretendimet e Interit për Lautaron ekziston për Barcelonën. Sipas ‘El Mundo Deportivo’, celësi në këtë histori mund të jetë Philipe Coutinho, një njohje e vjetër e klubit zikaltër. Braziliani u bashkua me Interin në vitin pas Tripletër për t’u larguar te Liverpool në 2013 ku edhe shpërtheu. Më pas erdhi blerja marramendëse e Barcelonës që më pas e kaloi me huazim te Bayerni. Por bavarezët nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin e Coutinhos.

Në këtë pikë në radhët e katalanasve lind hipoteza e përdorimit të Coutinhos për të arritur te Lautoroz, një opsion ky që ndryshe nga të tjerët mund të gjejë pëlqimin e Interit.

Sfidanti.al