Barcelona, gjendet akordi për reduktimin e pagave me lojtarët

Futbollistët e Barcelonës arritën akordin me klubin për redultimin e pagave të tyre për të respektuar parametrat e ‘salary cap’. Është ky një akord që i jep mundësinë klubit katalanas që të kursejë 122 milionë Euro nga pagat fikse dhe 50 milionë Euro rë tjerë nga bonuset për një periudhë prej 3 vitesh. Akordi u arrit pas tratativave të gjata dhe tani që të jeë efektiv do të duhet të ratifikohet së shpejti nga futbollistët dhe stafet teknike

‘Ky akord është shumë i rëndësishëm për të sistemuar situatën ekonomike aktuale-lexohet në komunikatën e Barcelonës.

Edhe trajneri Ronald Koeman e mirëpriti me kënaqësi atë që ai e quajti një zgjedhje dashurie për këtë klub.

‘I komunikova Tusquets se nëse mund ta ndiohmoja klubin në cfarëdo lloj mënyre isha i gatshëm ta bëja-tha Koeman në prag të ndeshjes së Barcelonës me Osasunën-për shkak të shumë rrethanave klubi duhet ndihmuar dhe në këtë mënyrë duhet interpretuar akordi i arritur me futbollistët. jemi në një moment që duhet të mendojmë se cfarë është më e mira për klubin’.

sfidanti.al