Barcelona, Dembele dhe Griezmann bashkohen me grupin

Quique Setien do të mund të ketë në dispozicion 2 armë më shumë për të tentuar të eliminojë Napolin në ndeshjen e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve; Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann. Dy sulmuesit francezë të Barcelonës, që kishin pësuar dëmtim, morën pjesë në një pjesë të seancës stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës së bashku me bashkëkombasin e tyre, Clement Lenglet që është riaftësuar plotësisht

Kur ka mbetur 1 javë nga sfida e shumëpritur, prania e Griezmann dhe Dembelesë është një lajm i shkëlqyer për karalanasit që do të thotë se dy futbollistët po intensifikohnë procesin e rikuperimit për këtë përballje me Napolin ndaj të cilit Barcelona barazoi 1-1 në San Paolo pikërisht falë golit të Griezmann.

Prania e Griezmann në fushën e lojës duket se është e mundur, ndersa ajo e Dembelesë është ende në kuadrin e hipotezës. Griezmann u dëmtua në kuadricepsin e djathtë gjatë ndeshjes me Valladolidin në 11 korrik, ndërsa Dembele përjetoi një sezon shumë të komplikuar për shkak të dëmtimit në kofshën e djathtë

Ndërkaq, teksa priten dispozitivat përfundimtare përsa i përket bvendit të zhvillimit të sfidës mes Barcelonës dhe Napolit, UEFA filloi të lëvizë për protokollin bazë. Sipas të përditshmes, ‘El Mundo Deportivo’, qeveria e futbollit evropian po planifikon kryerjen e testeve me tampon të të dyja skuadrave për të verifikuar që nuk ka të prekur nga Covid-19. Të parët që do të kryejnë testet janë lojtarët e Barcelonës që do t’I bëjnë ato 2 herë në qendrën stërvitore Joan Gamper. Gjithsesi situata është e qetë pasi futbollistët janë mësuar me testimet për Covid 19 e për më tepër, ditën e hënë, përpara kthimit në stërvitje pas pushimeve të shkurtra, lojtarët e klubit katalanas i kryen këto teste dhe të gjithë rezultuan negativë

Sfidanti.al