Barcelona, Cadena Ser rihidhet në sulm: Kemi prova për baltosjen e lojtarëve

Komplikohet cështja që sheh Cadena Ser të akuzojë Barcelonën se ka paguar 1 milion Euro kompanisë private I3 Ventures për të hedhur baltë mbi disa futbollistë në rrjetet sociale për të mbrojtur reputacionin e presidentit Bartomeu. Pas përgënjeshtrimit në mënyrë kategorike të klubit katalanas, radioja u rihodh në sulm duke publikuar një dosje prej 36 faqesh ku konfirmohet administrimi nga ana e I3 Ventures të disa profileve në rrjetet sociale që kishin dhënë mesazhe negative për disa lojtarë e ish lojtarë të Barcelonës mes të cilëve Messi e bashkëshortja Antonela, Pique, Xavi, Guardiola, me  synimin për t’I nxjerrë keq në media ose të rrisnin presionin tek ta.

Padyshim edhe në këtë rast Barcelona reagoi dhe këtë radhë ishte vetë Bartomeu që foli në lidhje me këtë cështje teksa mohoi me forcë akuzat.

‘Barcelona nuk ka nënshkruar kurrë me ndonjë kompani për të diskredituar futbollistë, ish futbollistë, politikanë, presidentë e ish president-tha Bartomeu-është gjithcka false. Do të mbrohemi nëse do të jetë e nevojshme ndaj atyre që na akuzojnë. Barcelona siguroi shërbimet e I3 Ventures në fund të 2017, por duke parë se një nga profilet është I lidhur me atë të kompanisë ‘Respeto y Deportes’, këtë paradite morëm përsipër zgjidhjen e kontratës me I3 Ventures. Pyetjes nëse e komisionuam shërbimet në rrjetet sociale për të ruajtur imazhin tonë, përgjigja është ‘Po’. Pyetjes nëse komisionuam detyra për të diskredituar njerëzit, përgjigjja është ‘Jo’. Do të përndjekim ata që na akuzojnë për të gjithë këtë dhe ne do të mbrohemi’.

Sfidanti.al