Barcelona, Busquets dorëzohet: Liga? Tani është e vështirë

Sergio Busquets është thuajse i dorëzuar për fitimin e titullit në La Liga nga ana e Barcelonës. Mesfushori i skuadrës katalanas foli për mikrofonët e Movistar për barazimin 2-2 mes skuadrës së tij dhe Atletico Madrid në Camp Nou që mund t’i ketë dhënë fund ëndrrave blaugrana për të fituar një tjetër titull në Spanjë.

Të enjten Real Madrid do të luajë ndaj Getafes dhe do të ketë mundësinë të shkëputet me 4 pikë ndaj rivalëve historikë, pikë që vështirë se mund të rekuperohen nga Barcelona duke parë momentet e kundërta që po jetojnë këto dy skuadra

‘Tani të luftosh për titullin është vërtet e komplikuar-tha Busquets i hidhëruar-nëse humbet 2 pikë cdo ndeshje, gjithcka bëhet vërtet e vështirë. Gjithsesi ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. E dimë që është e vështirë por do të tentojmë. Ishim kryesues në renditje në një situatë perfekte përpara pauzës. Rikthimi i kampionatit ishte vërtet i vështirë. Disa ndeshje i luajtëm mirë, të tjerat jo. Të humbasësh pike do të thotë t’I largohet objektivit që është fitimi i titullit. Reali i Madridit për fat të keq nuk po gabon dhe për ne do të jetë shumë e vështirë’.

Sfidanti.al