Barcelona, Ansu Fati, tani pjesë e skuadrës së parë, fanelë me nr.22 dhe klauzolë 400 mln Euro

Ansu Fati tashmë është futbollist i skuadrës së parë të Barcelonës. Sulmuesi i përfaqësueses spanjolle firmosi këtë të mërkurë federimin që do ta lejojë atë të ketë një fanelë të tij të  skuadrës së parë për ndeshjen e së dielës ndaj Villarrealit e para zyrtare e Barcelonës në këtë sezon të ri në La Liga

Në sfidën me ‘Nëndetësen e verdhë’, Ansu Fati që do të festojë 18 vjetorin e tij të lindjes në tetor, do të mbajë fanelën me nr.22 që deri tani e mbante Arturo Vidal me kilianin që u largua në drejtim të Interit. Ndërkaq, fanela me nr.9 që do të lërë Luis Suarez i cili do të largohet në drejtim të Atletico Madrid, është ende në pritje të pronarit të ri.

Në momentin që ky formalitet do të ekzekutohet, dicka për të cilën askush nuk kishte dyshim, Ansu në mënyrë automatike sheh t’i rritet edhe klauzola e zgjidhjes së kontratës me klubin katalanas nga 170 në 400 milionë Euro, ndërsa kontrata do të vazhdojë te ketë skadencë deri në 2022 në pritje të bisedimeve të reja për të ardhmen e xhevahirit të ri të La Masias.

Sezonin e kaluar, Ansu Fati u aktivizua në 24 ndeshje në La Liga si futbollist i ekipit të akademisë, 11 nga të cilat i luajti si titullar me fanelën me nr.31. Në 3 shtator Ansu Fati bëri debutimin e tij edhe me përfaqësuesen spanjolle teksa u aktivizua në pjesën e dytë në sfidën me Gjermaninë. E vecanta është se Ansu Fati nuk zhvilloi asnjë ndeshje me Barcelona B duke kaluar direkt nga Juvenil A te skuadra e parë pas besimit që i dha Ernesto Valverde.

Sfidanti.al