Barça, pa Messin në Kiev, Koeman: Ka nevojë të pushojë

Barcelona udhëtoi drejt Ukrainës për ndeshjen e kësaj të marte me Dinamon e Kievit për Ligën e Kampioneve me synimin për të harruar humbjen ndaj Atleticos dhe të rifitojë ndjenjat pozitive, por ajo që ka rëndësi më shumë është kualifikimi që tani për në 1/8 e finaleve.

Trajneri i skuadrës katalanase, Ronald Koeman u shfaq në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje ku foli për një sërë temash aktuale të skuadrës e sidomos për vendimin e tij për të lënë në Barcelonë kapitenin e skuadrës Lionel Messi

‘Vendosëm që të mos marrim as De Jong në udhëtim sepse jemi në një situatë komode dhe të dy  futbollistët kanë nevojë për të pushuar-tha Koeman-është një moment i mirë për Messin që të pushojë. Ka luajtur cdo ndeshje me skuadrën tonë dhe përfaqësuesen e tij me udhëtime të gjata dhe me një kalendar që e bën të pamundur që të ruash gjendjen fizike të lojtarëve, sic ndodhi me Sergi Roberton, e gjithë bota e di. Është momenti që të mendoj për këtë sepse është cmenduri’.

Sfidanti.al