Barça nuk heq dorë nga Lautaro, Bartomeu: Nuk ka datë të saktë për të mbyllur bisedimet

Barcelona nuk ka ndërmend të heq dorë nga tentativat për të blerë Lautaro Martinez. Këtë e ka lënë të kuptohet presidenti i klubit katalanas Josep Maria Bartomeu në një intervistë për RAC 1 teksa la të mendohet se tentativat do të vijojnë gjatë gjithë verës

‘Nuk kemi shënuar asnjë datë në kalendar që të thotë se kur do të bëhen blerjet-tha Bartomeu kur u pyet në lidhje me të ardhmen e Martinez, ndërkohë që duket se ia mbylli përfundimisht dyert Neymar që ëndërron të kthehet në Camp Nou.

‘Një operacion i tillë ka shumë pak gjasa të ndodhë-shtoi Bartomeu-situata ekonomike e të gjithë klubeve evropiane është shumë e vështirë’.

Bartomeu foli edhe për blerjen e Miralem Pjanic. ‘Ishte një futbollist që e donim prej kohësh-tha kreu i klubit blaugrana-e kërkonim prej kohësh dhe ishte një futbollist i Barcelonës që e donte Juventus. Arthur është një lojtar i vlerësuar në maksimun, por ishte një situatë e jashtëzakonshme. Nuk e bëmë për të rregulluar bilancin sepse do të kishim shitur futbollistë për të cilët patëm oferta’.

Sfidanti.al