Barça-Napoli, ka një plan B, por qeveria katalanase siguron UEFA

Sipas radios Rac 1 sfida e kthimit të 1/8 të finaleve të Ligës së Kampioneve mes Barcelonës dhe Napolit në 8 gusht mund të mos luhet në Camp Nou. Por në orët e funfit, UEFA mori sigurinë nga Departamenti I Shëndetësisë në Katalonjë për zhvillimin sipas parashikimit të saj. Nëse  situata nuk do të përkeqësohet shumë, sfida do të zhvillohet në stadiumun e përcaktuar, në rast të kundërt, UEFA ka gati alternativat

‘Barcelona-Napoli? Guimaraes dhe Oporto janë plani B I studiuar prej kohësh, janë një zgjidhje e menduar për situata të veshtira-tha përpara disa ditës anëtarja e bordit të UEFA, Evelina Christillin-për momentin vendimi është ai I të luajturit në Camp Nou. Nuk e di afatin e fundit, anëtarët e UEFA duhet të marrin vendimin në bazë të asaj që do të thotë qeveria spanjolle, dihet se cili është plani B’

Vetë presidenti I Napolit, Aurelio De Laurentiis ka kërkuar që ndeshja me Barcelonën të zhvillohet në një vend tjetër, ndërkohë që ka ardhur edhe përgjigjja e UEFA që ka konfirmuar zhvillimin e saj në Camp Nou.

‘Po monitorojmë situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale dhe kompetente-thanë nga UEFA për ANSA-ndeshja është e programuar të luhet në Barcelonë sic është parashikuar.

Sfidanti.al