Baloteli jashte Kombetares Italiane, shperthen Raiola: Ta shpif!

Luixhi di Biaxho e la Balotelin jashte skuadres kombetare italiane per ndeshjet miqesore me Argjentinen dhe Angline dhe kjo nuk eshte pritur aspak more nga agjenti i futbollistit, Mino Raiola. Ky i fundit shpertheu duke mos i kursyer aspak kritikat e ashpra ndaj Di Biaxhos.

‘Kombetarja duhet te prezantoje me te miret, por keta nuk merren asnjehere ne konsiderate-tha Raiola-ne Itali mendohet vetem ne ndryshimin e trajnerit, kur duhet nje drejtor Sportive qe te merret me Kombetaren. Ky ekip ta shpif ka ne perberje njerez te paafte. Federata i jep pushtet trajnerit, ai u ndryshua, por zgjedhjet e bera jo’.

Me pas Raiola u perqendrua tek mosgrumbullimi i Balotelit duke shtuar: ‘Per ta marre ne Kombetare Balotelin duhet karakter, por kjo mungonte te Ventura, mungon edhe te Di Biaxho’.

Sfidanti.al