Bale drejt Newcastle, Real Madrid mendon për Coman

Gareth Bale duket se është pranë kthimit në Angli. Neëcastle, falë pronarëve të rinj arabë, po mendojnë të nisin një ofensivë për sulmueson e Realit të Madridit, ndërkohë që në ditët e kaluara u fol edhe për një interesim të Inter Miamit të David Beckham për uellsianin. Por ësntë e vështirë të mendohet që një futbollist që nuk i ka mbushur ende të 31 vitet të mendojë për një karrierë në Major League Soccer

Ndërkaq te Reali i Madridit duket se kanë nisur kërkimet për gjetjen e zëvendësuesit të Bale. Objektivi i parë është Leroy Sane që luan të njëjtin rol si Bale, në krahun e majtë të sulmit. Por Sane është shumë pranë një akordi me Bayernin e Mynihut që është gati të lejojë largimin e Kingsley Coman. Këtë të fundit e do edhe Guardiola te Manchester City për të zëvendësuar Sane, por Reali I Madridit bëri i pari lëvizjen për të dhe ka shumë të ngjarë që të realizohet transferimi i francezit të Los Blancos për t’u vënë nën urdhrat e Zinedine Zidane.

Sfidanti.al