Bale dështon dhe në Londër; Tottenham dëshiron që t’ia kthejë Realit të Madridit

Edhe rikthimi në Londër te skuadra ku bëri famë, Tottenhami, nuk e ndihmoi Gareth Bale që të dalë nga tuneli i errët ku ka hyrë. Në fakt mediat në Spanjë dhe Britaninë e Madhe po flasin me siguri, Tottenham po mendon që ta kthejë Gareth Bale te skuadra e Realit të Madridit.

Në fakt ky sezon po rezulton një dështim për uellsianin që ka shënuar 3 gola në 11 ndeshje, ndërkohë që dëmtimet vazhduan ta shoqëronin edhe në kryeqytetin britanik dhe për këtë arsye në Angli po flitet për një operacion të dështuar

Kthimi i mundshëm i Bale te Reali i Madridit do të jetë një problem për skuadrën kampione të Spanjës që kishte planifikuar të lehtësonte financat e tij duke mos paguar një pjesë të mirë të pagës së tij.

Sfidanti.al