Baka refuzon 10 milionë euro, kinezët kanë edhe 5 ditë për ta bindur

Sulmuesi i Milanit, Karlos Bakia, duket se tashmë ka vendosur për të ardhmen, ndërkohë që klubi kinez Tianjin Quanjian, i ka ofruar një pagë prej 10 milionë euro në vit futbollistit kolumbian. Por duket se jo gjithçka është para, madje edhe kur flitet për futbollistë që vijnë nga Amerika Latine.

Sipas La Gazzetta dello Sport, megjithë shumës së palogjikshme, Baka e ka refuzuar ofertën dhe dëshiron të qëndrojë në Milani, pavarësisht se nuk është duke kaluar momente të mira, pasi ka shënuar vetëm 9 gola deri më tani, në këtë sezon të Serisë A. Ndërkohë që kinezët kanë afat deri më 28 shkurt për ta bindur kolumbianin, të bëj lëvizjen më të madhe të karierës.