Bajern, mbyllet epoka Hënes; largohet nga presidenca e klubit

Pas një mbretërimi 40 vjecar, Uli Hënes do të lërë këtë të premte presidencën e Bajernit të Mynihut të cilin e shndërroi në një nga klubet më të mëdha të futbollit evropian, por ai premton se do të vijojë të mbrojë punën e tij sic bën kllocka me zogjtë e saj

Me një karakter eksploziv dhe karizmatik, thellësisht njerëzor, por I pamëshirshëm në biznes, Hënes, djali I një prodhuesi sallamesh ia dedikoi jetën një pasioni të vetëm; klubit të tij Bajerni I Mynihut.

‘Tani që nuk kam më detyra zyrtare do të kthehem në modalitetin sulm-the Hënes, dërkohë që në 2014 përpara se të shkonte në burg për evazion fiskal, me lotë në sy ai deklaroi edhe se do t’I kishte shërbyer klubit deri në frymën e fundit.

Sfidanti.al