Bajern-Lajpcig, në fushë zbret VAR me…celular

Bajerni i Mynihut eliminoi Lajpcigun në Kupën e Gjermanisë me anë të gjuajtjes së 11 metërshave, por kjo ndeshje do të kujtohet për një motiv tjetër. Në fundin e pjesës së parë, Drejtori Sportiv i Lajpcigut, Ralf Ragnik la vendin e tij në tribunë për të zbritur në fushë. Arsyeja? Arbitri i ndeshjes akordoi një 11 metërsh në favor të Lajpcigut, por pasi u këshillua me arbitrin anësor  ktheu vendimin e tij për të akorduar një goditje dënimi shumë pranë zonës.

Pas përfundimit të 45 minutave të para Ragnik zbriti në fushë për t’i treguar videon në telefonin e tij për t’i treguar pretendimin e tij se arbitri kishte gabuar. Futbollistët e Bajernit u nervozuan për këtë sjellje të drejtuesit të Lajpcigut, por situata u qetësua shumë shpejt. Të shtunën këto dy skuadra do të luajnë një tjetër sfidë me njëra-tjetrën, këtë radhë në Bundesligën gjermane.

Sfidanti.al