Azari paraqet kushte të reja, radhën e ka Abramoviçi

Çelsi po përpiqet që ta bindë lojtarin e vet më të mirë që ai ta vazhdojë “besnikërinë” e tij, duke i ofruar atij kontratën më të pasur në historinë e këtij klubi londinez, më konkretisht, një pagë javore prej 300 000 sterlinash! Azari, në fakt, ndodhet në “listën e dëshirave” të Realit të Madridit, ndërsa edhe vetë ai nuk e fsheh se ka dëshirë që të luajë nën drejtimin e Zinedin Zidanes. Megjithatë, kohët e fundit, ai ka deklaruar se është i kënaqur në “Stemford Brizh”, por ka vënë kushte që të qëndrojë të “blutë” e Londrës. Ai do që pronari i klubit, Roman Abramoviç, ta zgjidhë më shumë “qesen” që të sjellëpërforcime të reja cilësore te Çelsi, me qëllim që ky i fundit të jetë në gjendje që të pretendojë për titull sezonin e ardhshëm.

Ky futbollist belg, ndërkohë, është i bindur se kontrata e tij e ardhshme do të shënojë kulmin e karrierës së tij, prandaj edhe po e shqyrton atë në të gjithë aspektet e saj. “Vendimi që do të marr, është i rëndësishëm, duhet të marr në konsideratë shumë gjëra. Kjo është arsyeja që unë nuk po nxitoj. Por, një gjë mund t’ju them, se këtu ku jam tani, jam mjaft i kënaqur”, thotë Azari, duke shtuar se, sidoqoftë, sezonin e ardhshëm, ekipi ynë ka nevojë për lojtarë cilësorë.

Sfidanti.al